Suarez: Nuk dua ta mbyll karrierën në Amerikën Latine, ka shumë presion

Sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez ka hedhur poshtë zërat se ai mund ta mbyllë karrierën në Amerikën e Jugut. I intervistuar nga ish-mbrojtësi i Uruguait, Diego Lugano, ai tha se nuk po i konsideron mundësitë e Amerikës Latine, por do të shqyrtojë ato që mund ti vijnë nga SH.B.A dhe Azia.

Sipas tij, në kampionatet e Amerikës Latine ka shumë presion për lojtarët dhe imazhi që mund të linte në vitet e fundit të karrierës do të ishte negativ.

“Kam bërë shumë sakrifica për të qenë këtu ku jam dhe dua të lë një kujtim të mirë për futbollin. Nëse kthehem të luaj në Amerikën e Jugut në moshën 36 ose 37-vjeçare, tifozët do të kërkonin nga mua të luaja si në moshën 27 apo 30-vjeçare.

Unë nuk do të mundem të vrapoj apo të shënoj si në të kaluarën. Për të mos lënë një imazh të keq do të preferoja të luaja diku tjetër ku mund të vazhdoja të shijoja futbollin pa presion. Për shembull në SH.B.A ose në Azi”. /oversport.tv