Në prag të sfidës kundër Barcelonës, sulmuesi i Atletico Madrid tregon sezonin e tij të fundit me skuadrën katalanase me Koeman në pankinë:
“Më çonte të stërvitesha tek fushat dytësore, sikur të isha 15 vjeç. Më ka lënduar shumë, më ka bezdisur dhe kujtoj që kur shkoja në shtëpi qaja për shkak të mosvlerësimit nga ana e tij.
Unë jam treguar gjithmonë korrekt, stërvitesha me përkushtim sepse jam një lojtar profesionist. Ndërsa presidenti Bartomeu thoshte në shtyp se unë isha e keqja e dhomave të zhveshjes. Mënyra se si më trajtoi Barcelona më ka bërë të vuaj shumë”.
Sulmuesi uruguajan ka folur edhe për rikthimin e Griezmann tek skuadra e Atleticos së Madridit në intervistën e tij të gjatë për “Sport”:
“Nuk më ka habitur rikthimi i Griezmann. 3-4 ditë para se klubi ta blinte i thashë De Paul dhe Correas që Antoine do të rikthehej.
Griezmann është i lumtur këtu, goli kundër Milanit e ka çliruar”, ka thënë Suarez në prag të sfidës së skuadra e tij do të luajë kundër Barcelonës. /Oversport.tv