Sukses i jashtëzakonshëm i “Kings League”, 90 mijë tifozë të pranishëm në “Camp Nou”

Mbi 90 mijë spektatorë në “Camp Nou” dhe mbi 2 milionë shikues në platformat e ndryshme sociale. Këto janë shifrat e jashtëzakonshme që regjistroi faza finale e “Kings League”, kompeticion futbolli me 7 lojtarë dhe me rregulla që ndryshojnë vazhdimisht, ideuar vetëm pak muaj më parë nga Gerard Piqué dhe Ibai Llanos.

Një sukses i jashtëzakonshëm që mbushi plot stadiumin e Barcelonës si në netët e Champions League. fituese e këtij edicioni u shpall skuadra “El Barrio”, por e gjithë disa ka qenë një festë e madhe blaugrana me Joan Laporta, David Villa dhe Sergio Aguero të pranishëm në stadium.

Pati edhe një lidhje direkte me Neymar, ndërsa i gjithë publiku thërriste emrin e Leo Messit, duke e ftuar të kthehej në shtëpi. / Oversport.tv