Suksesi në Katar inkurajon Infantinon, presidenti i FIFA-s synon që Botërori të zhvillohet më shpesh

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail” presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nuk ka hequr dorë nga ideja për të zhvilluar më shpesh Kupën e Botës.

Pasi shprehu fillimisht dëshirën që Botërori të luhet çdo 2 vjet, suksesi i edicionit në Katar, veçanërisht në aspektin komercial e ka inkurajuar që të hedhë sërish në diskutim publik këtë temë.

Ideja e tij është që të nisë një cikël të ri të turneut, që do të zhvillohet çdo tre vjet, me Botërorin e Klubeve dhe turnetë kontinental si Kampionati Europian dhe Kupa e Amerikës që do të zhvillohen në vitet e lira.

Gjithsesi kalendari i eventeve ndërkombëtare është programuar deri në vitin 2030 dhe nuk është e mundur që të bëhen modifikime deri në atë kohë. / Oversport.tv