Sule: Do të jap gjithçka për Bayernin deri në ditën e fundit, falënderoj tifozët

Niklas Sule ka folur për herë të parë për mediat që kur u zyrtarizua transferimi i tij tek Borussia Dortmund.

Mbrojtësi i Bayernit të Mynihut do të largohet në fund të sezonit dhe falënderon tifozët që nuk kanë reaguar keq për “tradhtinë” e tij.

“U jam mirënjohës të gjithëve. Nuk është normale as për mua që të luaj në këtë situatë, por tifozët vazhdojnë të më mbështesin dhe nuk më fishkëllejnë.

Do të jap maksimumin për këtë klub deri në ditën e fundit dhe shpresoj që të fitoj edhe 2 tituj të tjerë. Në fakt besoj”, ka thënë Sule për “Sky Sports DE”. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Facebook