Sunning në krizë: E ardhmja e Interit në dyshim, kërkohen investitorë

Kriza tek Inter vazhdon edhe pas një fillimi shumë të mirë të sezonit. E ardhmja e zikaltërve mbetet ende në hije si pasojë e krizës financiare që investitori kryesor Sunning po kalon.

Sipas një artikulli të Corriere della sera, fondi 275 milion euro i marrë nga Okatree për të kaluar situatën e pakëndëshme nuk e ka ndihmuar sa duhet presidencën.


LEXO EDHE
Inzaghi: Kalendar i ngjeshur, por mendojmë vetëm për Atalantën


Sipas gazetës, familja Zhang nuk ka ndaluar kurrë së kërkuari investitorë për të arkëtuar fitime nga shitja e kampionve në fuqi të Italisë. Këtë fakt e tregon më së miri edhe mbyllja e zyrës së Sunning Sport në Londër

Ndërkohë përsa i përket çështjes së shitjes së aksioneve javët e fundit është folur për blerës potencialë nga fonde amerikane dhe arabe.

Por edhe pse starti i sezonit duket se e ka futur në një rrugë shpresëdhënëse bordin e Interit. Këmbanat që bien nga Kina për familjen Zhang duket se e shqetësojnë jo pak ambientin zikaltër. / oversport.tv