Super Bagnaia triumfon në Silverstone, Vinales dhe Miller në podium

Pecco Bagnaia fiton garën e dytë radhazi në kampionatin botëror të MotoGP dhe merr suksesin e katërt në këtë sezon.

Pas triumfit në Assen, piloti i Ducatit zyrtar fiton edhe Çmimin e Madh të Anglisë, duke u renditur para Maverick Vinales (Aprilia) dhe Jack Miller (Ducati) në Silverstone.

Bastianini, që ka zhvilluar një garë shumë të mirë, është renditur i katërti para Jorge Martin. Lideri i botërorit Fabio Quartararo ka zënë vendin e tetë, duke lënë pas Aleix Espargaró.

Pas kësaj gare francezi ka 22 pikë më shumë se spanjolli, ndërsa Bagnaia është ngjitur në vendin e tretë në renditjen e pilotëve me 49 pikë më pak se kryesuesi Quartararo. / Oversport.tv

Foto: MotoGP™ Twitter