Super Dejvi Bregu, sulmuesi vlonjat gjen sërish rrjetën në ligën e dytë turke

Sulmuesi shqiptar, Dejvi Bregu, ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në ligën e dytë të kampionatin turk. 27-vjeçari arriti të shënojë një gol në fitoren e Boluspor kundër Manisa me shifrat 3-1.

Ky është goli i dytë radhazi i shënuar nga sulmuesi vlonjat në Turqi. Hera e fundit që Bregu shënonte daton në 25 dhjetor nga pika e bardhë, në ndeshjen e fundit të Boluspor.

Këtë sezon për Boluspor në Turqi, 27-vjeçari ka zhvilluar në të gjitha kompeticionet 21 paraqitje, ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar dy herë. Bregu u transferua te Boluspor në verën e 2021 nga Teuta. /oversport.tv