Super e mërkurë në Oversport, pretendentët për titull zbresin në fushë

E mërkura do të sjellë emocione të mëdha në Oversport dhe Tibo, pasi do të zbresin në fushë skuadrat favorite për fitimin e titullit kampion në Serie A, që do të luajnë ndeshjet respektive të vlefshme për javën e 15-të të kampionatit italian.

Interi, që po kalon një moment shumë të mirë në Serie A (skuadra më në formë e momentit së bashku me Atalantën, 13 pikë në 5 ndeshje), do të presë në “San Siro” në orën 18:30 Spezian.

Të besuarit e Inzaghit kanë shkurtuar në 4 pikë diferencën me kryesuesit e Napolit dhe tashmë i kanë vënë syrin kreut të renditjes. Tekniku zikaltër mund të bëjë pak rotacion në sfidën e sotme, që të lërë disa lojtarë “të marrin frymë”, pasi kalendari është shumë i ngjeshur në këtë periudhë.

Miqtë kanë nevojë për pikë, që ti largohen zonës së ftohtë që të zbret një kategori më poshtë. Edhe këtë sfidë Manaj do ta nisë nga pankina.


Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Bastoni, Dimarco; Dumfries, Vidal, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Correa.

Spezia (4-3-3): Provedel; Amian, Erlic, Kiwior, Reca; Kovalenko, Sala, Maggiore; Verde, Nzola, Gyasi.


Në orën 18:30 do të luhet edhe sfida Bologna-Roma. Vendasit janë paraqitur shumë mirë në këtë fazë të sezonit dhe e shohin veten në zonën e lartë të renditjes. Bologna kërkon të shfrytëzojë momentin e mirë, që të marrë një rezultat pozitiv përballë Romës. Kryeqytetasit synojnë fitoren e radhës në “Dall Ara”, që ti afrohen zonës Champions.

Në mbrëmje në orën 20:45 do të luhen dy sfida të tjera shumë interesante. Kryesuesit e Napolit do të luajnë në transfertë përballë Sassuolos, ndërsa Genoa do të presë në shtëpi Milanin.

Napoli ka përfituar nga hapat fals të Milanit dhe është shkëputur i vetëm në krye të renditjes së Serie A. Të besuarit e Spallettit synojnë fitoren e radhës në transfertën e sotme, që të konsolidojnë pozitat e tyre në tabelën e klasifikimit. Sassuolo ka mposhtur Milanin në fundjavë dhe sot kërkon që të ndalë një tjetër skuadër që pretendon titullin.

Milani ka humbur shkëlqimin në Seria A, pasi ka pësuar 2 humbje radhazi në kampionat. Kuqezinjtë kanë lëshuar kreun e renditjes dhe tashmë kanë filluar të ndiejnë presionin e Interit, që është vetëm 1 pikë larg. Djemtë e Piolit do të mundohen që të reagojnë në sfidën e sotme, duke synuar kthesën në transfertën kundër Genoas.

Përballë Milanit do të jetë Shevchenko, që kërkon fitoren e parë në krye të pankinës së kuqebluve. Një sfidë e veçantë për teknikun ukrainas, por në këto momente nuk ka kohë për nostalgji, pasi Genoa ka nevojë urgjente për pikë që të dalë nga zona e ftohtë që të çon në Serie B.


Genoa (3-5-2): Sirigu; Biraschi, Vasquez, Masiello; Sabelli, Sturaro, Badelj, Rovella, Cambiaso; Bianchi, Ekuban.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalulu, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Messias, Krunic, Saelemaekers; Ibrahimovic.


Të gjitha takimet e ditës së sotme mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.