Super Ethemi dhe Rroca ndalin Fenerbahcen, realizon gol edhe Dejvi Bregu

Valon Ethemi dhe Eduard Rroca me Instanbulsporin kanë arritur të ndalin Fernebahcen e vendit të dytë në Superligën turke, në një sfidë që është interpretuar në mënyrë fantastike nga dy lojtarët shqiptar. Ethemi realizon një dygolësh në këtë përballje, ndërsa Rroca ka dhënë asistin pikërisht në golin e dytë të Ethemit.

Fillimisht është Fenerbahce që gjen rrugën e rrjetës dy herë me Guler. Më pas Ethemi me një 11-metërsh, dhe më pas duke shfrytëzuar mjaft mirë asistin e Rrocës vendos baraspeshën. Ndeshja ka edhe dy gola të tjerë, ndërsa përfundoi me rezultatin 3-3.

Gol në Ligën e parë turke (e dyta për nga rëndësia) edhe për Dejvi Bregun. Sulmuesi shqiptar që aktivizohet te Boluspor realizoi golin e vetëm për ekipin e tij në sfidën ndaj Sakaryaspor që përfundoi me rezultatin 1-1. Bregu realizoi me 11-metërsh golin e parë të takimit. Kujtojmë që për Sakaryaspor luan edhe Odise Roshi i cili mungoi për shkak të një dëmtimi. /oversport.tv

Foto: İstanbulspor A.Ş. Twitter