Super Nadal, përmbys Medvedev dhe shkruan historinë

Rafael Nadal shkruan historinë e tenisit në moshën 35-vjeçare, duke fituar falë një përmbysje të madhe finalen e Australian Open 2022.

Falë këtij suksesi tenisti spanjoll çon në 21 numrin e Grand Slam-eve të fituar, duke parakaluar Federer dhe Djokovic, që janë ndalur në 20 Slame të fituar.

Medvedev fitoi 2 setet e para, por Nadal arriti të përmbysë gjithçka, duke fituar të gjithë sfidën 3-2(2-6, 6-7, 6-4, 6-4, 7-5).

Spanjolli fiton për herë të dytë në karrierë këtë turne, ndërsa Medvedev dorëzohet për të dytin vit radhazi në finalen e Australian Open, këtë radhë pas një sfide që zgjati 5 orë e 24 minuta. /oversport.tv