Super oferta, GDS: 85 milionë euro nga Premier League për Vlahovic

Dusan Vlahovic është një nga lojtarët më të kërkuar të Serie A. Sulmuesi i Fiorentinës, nën kontratë deri më 30 qershor 2023, e ka ndarë mendjen të mos rinovojë.

Klubi italian do të jetë i detyruar të dëgjojë ofertat në janar, ose verën e ardhshme. Gazzetta dello Sport shkruan se Arsenali ka gati një super ofertë për shërbimet e Vlahovic.

“Topçinjtë” ofrojnë 85 milion euro për kartonin e sulmuesit serb, që këtë sezon ka shënuar 12 gola në 15 ndeshje në Serie A.

Vlahovic dëshiron ta mbyllë këtë sezon me Fiorentinën në Serie A dhe në verë më pas të shqyrtojë me kujdes ofertat. / oversport.tv