Superiore-Java që lamë pas / Zhgënjejnë favoritët, festojnë skuadrat që renditen në zonën e ulët të renditjes

Java e 23-të e kampionatit shqiptar ka folur për skuadrat që qëndrojnë në zonën e ulët të renditjes, ndërsa favoritet në garën për titullin kampion kanë zhgënjyer duke humbur ndeshjet respektive.

Partizani u mposht në Kukës nga vendasit, duke humbur një mundësi të mirë për t’iu afruar kreut. Verilindorët morën një trepikësh me vlera, që rrit shanset për mbijetesë.

Tirana nuk arrin që të përfitojë nga hapi fals i rivalëve të Partizanit, pasi mposhtet në shtëpi nga Teuta. Bardheblutë vazhdojnë të ruajnë kreun të vetëm, ndërsa durrsakët marrin një trepikësh të artë dhe ngjiten në mesin e renditjes.

Zhgënjen edhe Vllaznia, që mposhtet në Shkodër nga Kastrioti i vendit të fundit. Kuqeblutë humbasin një mundësi të mirë për t’iu afruar kreut, ndërsa krutanët marrin tre pikë të arta në luftën për mbijetesë.

Egnatia fiton me përmbysje në Ballsh, ngjitet në vendin e katërt në renditje dhe komplikon pozitat e Bylisit, që zbret në zonën e ftohtë që të çon një kategori më poshtë. Nuk ka fitues mes Erzenit dhe Laçit, që tashmë më shumë ndjejnë presionin e fundit, sesa aromën e zonës europiane.

Kampionati bëhet çdo javë edhe më interesante, ndërsa java e 24-t sjell derbin e kryeqytetit, që mund të vendosë shumë të ardhmen e garës për titullin kampion. / Oversport.tv