Superiorja e nis “rëndë” javën e 10-të, luhet Partizani-Teuta

Java e 10-të e Abissnet Superiore do të hapet me supersfidën Partizani-Teuta. Ndeshja që do të luhet në Elbasan garanton spektakël me të dyja ekipet që kanë vetëm një objektiv, tre pikët.

Kështu, Partizani kërkon fitoren e dytë në këtë kampionat, pas barazimit 1-1 në sfidën e fundit me Laçin. Ekipi i Ilir Dajës nuk mund të pranojë më hapa fals nëse kërkon të luftoj për diçka më shumë këtë kampionat.

Ndërkohë, te Teuta kërkojnë të përfitojnë nga momenti i keq i Partizanit. Ata ndodhen në vendin e katërt me 13 pikë dhe nuk duan të humbasin më shumë lidhjet me kreun. Sfida do të startojë në 16:45 me të dyja ekipet që pritet të luftojnë shumë fortë. /oversport.tv