Fundjava ka qenë pushim për skuadrat e Superiores, pasi në mesjavë ishin të impenjuara në Kupën e Shqipërisë, ku u luajtën ndeshjet e kthimit të turit të dytë.
Kalendari është shumë i ngjeshur në këtë pikë të sezonit dhe ekipet e elitës së futbollit shqiptar do të zbresin sërish në fushë të hënën dhe të martën për të zhvilluar ndeshjet e javës së 20-të.
Java e 21-të dhe ajo e 22-të do të luhen normalisht në fundjavë. Ja dhe kalendari i plotë i tre javëve të ardhshme të “Abissnet Superiore”, të cilat mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.
Java e 20-të
E hënë 6 shkurt
Egnatia-Tirana ora 13:00
Partizani-Laçi ora 19:00
E martë 7 shkurt
Kastrioti-Erzeni ora 13:00
Teuta-Bylis ora 16:00
Vllaznia-Kukësi ora 19:00
Java e 21-të
11 shkurt
Laçi-Egnatia ora 13:00
Kukësi-Kastrioti ora 13:00
12 shkurt
Bylis-Partizani ora 13:00
Erzeni-Teuta ora 16:00
Tirana-Vllaznia ora 16:00 (Shkodër)
Java e 22-të
18 shkurt
Laçi-Bylis ora 13:00
Teuta-Kukësi ora 16:00
Partizani-Erzeni ora 19:00
19 shkurt
Kastrioti-Tirana ora 13:00
Egnatia-Vllaznia ora 13:00