FSHF ka përcaktuar datat dhe oraret për ndeshjet e javës së pestë të Abissnet Superiore. Gjithçka nis me duelet e së shtunës, Laçi-Egnatia dhe Kastrioti-Skënderbeu, që luhen prej orës 13:45.
Të shtunën ka duele mjaft të forta dhe fillimisht zhvillohet dueli i kreut, mes Teutës dhe Tiranës, ndërsa më pas Partizani pret Kukësin në “Air Albania”.
Java e pestë mbyllet në stadiumin “Loro Boriçi”, me Vllazninë që pret Dinamon. Dy skuadra pretendente, që në fushë zbresin prej orës 19:45 të hënën.
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 5
E shtunë, më 16 tetor
Ora 13:45 | Laçi-Egnatia
Ora 13:45 | Kastrioti-Skënderbeu
E diel, më 17 tetor
Ora 13:45 | Teuta-Tirana
Ora 16:45 | Partizani-Kukësi
E hënë, më 18 tetor
Ora 19:45 | Vllaznia-Dinamo
/ oversport.tv