Superkupa e Italisë, publikohet data për Inter-Juventus

Ende pa u zyrtarizuar nga Federata Italiane, duket se kemi një datë kur do të luhet superkupa e Italisë midis Interit dhe Juventusit.

Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti i Turizmit në Arabinë Saudite i cili ka shpallur programin e ngjarjeve për muajt e ardhshëm. Sipas planit të tyre, ndeshja do të mbahet më 22 dhjetor.

Ndërkohë që ndeshja ishte zyrtarizuar më parë nga Liga italiane që do të luhej në Arabinë Saudite, tashmë ka dalë edhe një datë prej autoriteteve.

Kështu, Interi dhe Juventusi do ta luajnë trofeun e parë të sezonit përpara pushimit të Krishtlindjes. Ndërkohë ndeshja Juventus-Cagliari dhe Inter- Torino pritet të shtyhen për shkak të superkupës. / oversport.tv