Pasi Lega bëri publike disa nga datat dhe oraret e ndeshjeve të Serie A për vitin tjetër, ajo që bie më shumë në sy është se në “San Siro” do të luhet dy herë në dy ditë. Bëhet fjalë për datat 12 dhe 13 janar 2022.
Arsyeja është se në “San Siro” do të organizohet finalja e Superkupës së Italisë, mes Interit dhe Juventusit. Ajo do të zhvillohet të mërkurën më 12 janar në orën 21:00.
Po në 21:00, por 24 orë më vonë do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër, Milan-Genoa në “San Siro”. Kështu, do të jetë një kalendar i ngjeshur në janar jo vetëm për ekipet, por edhe për fushën në San Siro që do të duhet të përballojë dy ndeshje në dy ditë. /oversport.tv