Superkupa e Shqipërisë/ Emocionet e një tjetër klasikeje vijnë në Oversport dhe Tibo

Futbolli shqiptar vjen me një risi këtë sezon. Finalja e Superkupës së Shqipërisë është shtyrë në periudhën festive të fundvitit, ndërsa vite më parë zhvillohej si sfida hapëse e sezonit të ri. Përballja për Superkupën e Shqipërisë, mes Tiranës dhe Vllaznisë, do të luhet më 7 dhjetor. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ndeshja për trofeun e tretë sezonal në elitën e futbollit shqiptar të luhet në impiantin më modern në vend, në Air Albania.

Tirana si kampione në fuqi dhe Vllaznia si fituese e Kupës kanë zhvilluar 2 takimet e para të këtij sezoni në kryeqytet ku bilanci anon në kahun e shkodranëve me një fitore dhe një barazim.

Superkupa e Shqipërisë vjen me një risi fantastike këtë sezon. Oversport dhe Tibo do të përcjellë te ju një tjetër mbrëmje festive të futbollit shqiptar. Emisioni Tibo Gol do të shoqërojë super klasiken e futbollit shqiptar me intervista, emocione dhe përjetime të protagonistëve nga të dy klubet. /oversport.tv