Supersfida ndaj Milanit, Luciano Spalletti rikuperon një tjetër sulmues

Nuk do të ketë shumë mungesa për Napolin në supersfidën kundër Milanit. Luciano Spalletti ka rikuperuar edhe një tjetër lojtar për duelnin që do të përcaktojë kryesuesin e Serie A.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, pas stërvitjeve të fundit, Hirving Lozano është paraqitur në formë për këtë takim dhe është stërvitur rregullisht me grupin. Si rrjedhojë ai është grumbulluar edhe nga tekniku italian.

Megjithatë, Lozano nuk pritet të jetë në formacionin startues që Spalletti do të hedhë në fushë kundër Milanit. Ai pritet ta nisë nga stoli edhe sepse nuk i ka 90 minuta në këmbë për të luajtur ende. /oversport.tv

Foto: SSC Napoli Facebook