Surpriza në Australian Open, eliminohet në turin e dytë Rafael Nadal

Ka surpriza në Australian Open: Rafael Nadal eliminohet nga turneu në turin e dytë, pasi është mposhtur 3-0 (6-4, 6-4, 7-5) nga amerikani Mackenzie McDonald.

“Nuk doja të tërhiqesha, duke qenë kampioni në fuqi këtu. Më mirë kështu. Humba. Komplimente kundërshtarit. Mackenzie po luante shumë mirë. Humba një ndeshje, pikë. U mundova deri në fund. Jam i shkatërruar mendërisht në këto momente. Është e vështirë për mua, por të shohim, e kam kaluar këtë fazë në shumë momente te karrierës dhe do të vazhdoj të punoj që të rikthehem në majë”, ka thënë spanjolli.

Edhe Felix Auger-Aliassime vuan, por në fund arrin të fitojë me përmbysje përballë Molcan. Kualifikohen në turin e tretë të turneut edhe Sinner, Medvedev, Tsitsipas dhe Khachanov. / Oversport.tv

Foto: AustralianOpen Twitter