Lando Norris dhe Carlos Sainz do të nisen në rreshtin e parë në Çmimin e Madh të Rusisë. Në finalen e provave zyrtare, ndrimi i gomave ka vlerësuar dy skuadrat McLaren dhe Ferrari, duke penalizuar skuadrën Mercedes, që duhet të kënaqet me rreshtin e dytë, madje Hamilton niset i katërti, pas shokut të skuadrës George Russell.
Në radhë të tretë nisen Daniel Ricciardo dhe Fernando Alonso, ndërsa Valteri Bottas do të niset i shtati.
Në fund të të gjithëve ndodhen Charles Leclerc e Max Verstappen, që i kanë kursyer makinat e tyre, në pritje të garës zyrtare që parashikohet të zhvillohet në një pistë të thatë nesër në orën 14.00. /Oversport.tv