Surpriza në “Indian Wells”, Monfils eliminon Daniil Medvedev

Vjen surpriza e madhe në turneun “Indian Wells”, numri një në renditjen botërore, Daniil Medvedev eliminohet nga Masteri 1000 pikësh i Kalifornisë.

Gael Monfils ka arritur të fitojë 2-1 (6-4, 3-6, 1-6) me përmbysje përballë rusit, që detyrohet që ti dorëzojë sërish fronin Novak Djokovic.

Carlos Alcaraz kualifikohet në turin tjetër, pasi ka mposhtur lehtësisht 2-0 (6-2, 6-0) bashkëkombasin Roberto Bautista Agut, që ka arritur të fitojë vetëm 2 game. / Oversport.tv

Foto: BNP Paribas Open Twitter