Surpriza në US Open, Stefanos Tsitsipas eliminohet që në turin e parë

Ka pasur surpriza të shumta që në turin e parë të turneut “US Open”. Eliminohet Stefanos Tsitsipas, që dorëzohet në katër sete (6-0, 6-1, 3-6, 7-5) përballë kolumbianit të panjohur Daniel Galán.

Një tjetër rezultat i papritur ka qenë edhe suksesi 3-1 i Holt (numri 303 në renditje) në derbin kundër amerikanit Fritz.

Nuk gabojnë Kyrgios dhe Auger-Aliassime që mposhtin respektivisht Kokkinakis dhe Ritschard dhe kualifikohen në turin tjetër të turneut.