Surpriza pafund në “Indian Wells”, Norrie-Basilashvili finalja e madhe

Norrie-Basilashvili do të jetë finalja e meshkujve në turneun “Indian Wells”. Britaniku ka mposhtur 2-0 (6-2,6-4) Grigor Dimitrov, në një ndeshje që zgjati 1 orë e 23 minuta. Norrie siguron një vend në finalen e parë në karrierë në një turne Master.

Në gjysmëfinalen tjetër ka qënë Nikoloz Basilashvili ai që ka buzëqeshur. Gjeorgjiani ka mposhtur 2-0 (7-6,6-3) amerikanin Taylor Fritz, duke siguruar një vend në finalen e madhe. Edhe për Basilashvilin kjo do të jetë finalja e parë në karrierë në një turne 1000 pikësh.

Finalja surprizë e turneut “Indian Wells” që zhvillohet në Kaliforni, do të luhet mesnatën e sotme. Sot, do të zhvillohet edhe finalja e femrave, ku Azarenka dhe e reja Badosa do të diskutojnë mes tyre titullin e madh të këtij kompeticioni. /Oversport.tv