Ronald Koeman do të vazhdojë të jetë trajneri i Barcelonës edhe pas ndeshjes së sotme kundër Atleticos së Madridit.
Ai që e konfirmon këtë është vetë Joan Laporta, presidenti i skuadrës blaugrana në një konferencë për shtyp:
“Pavarësisht rezultatit, Koeman do të vazhdojë të jetë trajneri jonë. Ai është simboli i kësaj Barcelone. Duhet ti japim besim, sepse vendosi të bëhej trajneri ynë në një moment shumë të vështirë institucional dhe sportiv”.
Rezultatet e dobëta të këtij sezoni, veçanërisht në Champions kanë detyruar drejtuesit që të mendojnë shkarkimin e holandezit. Madje ka kohë që në media qarkullojnë emrat e kandidatëve për stolin e Barcelonës.
Koeman dukej se e kishte pranuar fatin e vet dhe në konferencën e djeshme, la të nënkuptohej se sfida kundër Atleticos së Madridit do të ishte e fundit në krye të katalanasve.
Por, Laporta ka ndryshuar totalisht qëndrim dhe tashmë del në krah të trajnerit, duke e konfirmuar në krye të pankinës së Barcelonës. / Oversport.tv