Sylvinho: Grupi ynë është shumë i mirë, do punojmë fort për objektivin tonë

Trajneri Sylvinho është prezantuar përpara mediave si trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Së bashku me të në prezantim ishin edhe presidenti Aramand Duka dhe ish-trajneri i cili u largua pak muaj më parë, Edoardo Reja. Nuk munguan gjithashtu në panel edhe dy ndihmësat e tij.

“Dua t’i them diçka Zotit Reja. Puna e trajnerit nuk është kurrë e thjeshtë dhe ka shumë punë në prapaskenë. E falenderojmë shumë atë për punën që ka bërë, ne kemi shumë dëshirë që të bëjmë mirë dhe të çojmë kombëtaren në vendin e duhur dhe vende të rëndësishme. Për herë të parë që takova presidentin, këtë pashë tek ai. Por edhe ai pa tek ne urinë dhe dëshirën për të sjellë rezultate pozitive, për ti thënë këtij projekti vazhdimësi.”

“Shpesh herë kur gjendem në shtëpi dëgjoj njerëzit të komentojnë zgjedhjet e trajnerit dhe a duhet të qëndrojë ose jo, por FSHF më bindi të merrja këtë punë dhe besoj se do të bëj një punë të mirë.”

“Unë mendoj se flitet shumë për skemat taktike, për 3-5-2, 4-3-1-2 dhe module të ngjashme. Mendoj se në futboll duhet të përfshihen të gjithë, futbolli duhet të qëndrojë në zemrën dhe shpirtin e njerëzve, më pas do të shohim për skemat dhe modulet që do të zgjedhim sipas kundërshtarit që do të zgjedhim. Unë mendoj që futbolli ndryshon dhe në nivele të larta gjithçka ndryshon. Ne jemi këtu për të dhënë maksimumin, do të zgjedhim personat që do të japin maksimumin për këtë fanellë. Pak më parë përfundoi një botëror që na la shumë mesazhe të rëndësishme, sidomos se futbolli është sakrificë, drejrsë e mundë. Grupi jonë është shumë i ekuilibruar, nuk do të jetë e lehtë për asnjë. Ne do të punojmë fortë për të arritur këtë objektiv, është i vështirë, por nuk do të dorëzohemi.”

A E KA NDJEKUR SHQIPËRINË? – “I kam par disa ndeshje miqësore. Kam punuar me Rey Manaj kur ishte pjesë e Interit. Po e njoh kombëtaren shqiptare, ka dhe ka pasur futbollistë të rëndësishëm, teknikisht të fortë. Do të fillojmë punën në dy pjesë. E para është monitorimi i futbollistëve dhe e dyta t’i shohim nga afër. Kemi punë për të bërë. Në këtë moment kemi një brez me lojtarë teknikisht të fortë dhe në këtë pjesë kemi shumë për të bërë. Mendoj që është një kombëtare e rëndësishme me lojtarë të rëndësishëm në botën e futbollit. Dua t’i uroj dy futbollistëve të dëmtuar të Kombëtares të kthehen shpejtë.”

“Pjesë e punës është edhe kjo. Kam punuar 4 vite si zëvendës trajner i Tites te Brazili dhe ne si staf jemi aty së bashku me skuadrën, përshtatemi, punojmë çdo ditë. Kam ardhur këtu t’i jap vazhdimësi punës së trajnerit reja. Më pas do të prezantojmë edhe mentalitetin tonë të futbollit.”

“Do të zhvillojmë një miqësore, ndeshjen e parë të eliminatoreve e kemi shumë të vështirë. Është një grup i ekuilibruar dhe ne do të luftojmë për kualifikimin, i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë. Ky është realiteti duhet të marrim rezultate në një kohë të shkurtër, pa shumë stërvitje.” – u shpreh Sylvinho.

PSE KOMBËTARJA SHQIPTARE- “Në darkën që kemi prezantuar me Presidentin Duka në Milano, më tha se ka një projekt të mirë në Kombëtaren shqiptare. Jam një person që punoj shumë dhe më pëlqejnë sfidat, besoj se do të ndihem mirë në këtë ambient. Kjo më dha një shtysë shumë të fortë në zemrën time që të zgjidhja këtë Kombëtare. Puna në klub dhe në kombëtare është shumë ndryshe, por ne do të vazhdojmë punën e bërë nga trajneri Reja.”

ZGJEDHJA- “Bota është e tillë, nuk i dihet nëse zgjedhja e një trajneri është e mirë apo e gabuar. Nëse një trajner ecën përpara me një projekt, njësoj si Argjentina që fitoi botërorin me një trajner të ri. Mund të flas për këtë trajner pasi e njoh, por përpara këtij botërori nuk kishte rezultate të tjera. Unë mendoj se ne duhet të punojmë me talentin, me përgjegjësi të lartë. Më dha shumë përshtypje të mira klima dhe ambienti përreth kësaj Kombëtareje. Unë besoj se do t’ia dalim të kualifikohemi.”

KRITIKAT- “Fakti që kam zgjedhur të jem trajner, kritikat do të vijnë gjithmonë. Kjo gjë është e sigurt. Por gjithmonë kur kritika ka sens, ka kuptim. Kritikat janë të mirëpritura, mund të kemi një marrëdhënie të mirë. Ju duhet të kuptoni se një trajner e bën një zgjedhje sepse dëshiron të punojë, të bëjë mirë dhe të fitojë. Askush nuk mendon se do të bëjë zgjedhje të gabuar.” – u shpreh Sylvinho. /oversport.tv

WENGER, GUARDIOLA APO MANCINI KË FILOZOFI DO TË SJELLË NË SHQIPËRI? “Pak nga të gjithë. Unë jam një njeri me fat pasi kam punuar me trajnerë të rëndësishëm si Wenger, Guardiola apo Roberto Mancini. Kam bashkëpunuar me Titen dhe nëse je një trajner duhet të bësh gjëra që ti beson. Kur mendoj për Mancinin, e dua kam shumë respekt, por duhet të prezantoj futbollin tek i cili besoj vetë më shumë. Ajo që unë nuk pranoj kur flasim për trajnerin, janë lojtarët që duhet të bëjnë diçka më shumë në fushën e lojës. Rritmi i lojës mund të ndryshojë, dinamika mund të ndryshojë, por fakti që lojtarët të japin shpirtin në fushë nuk duhet të ndryshojë kurrë. Ne i kërkojmë lojtarët të japin 100%, të japin shpirtin në fushë.”

/oversport.tv