Sylvinho lë në stol Uzunin, publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe

Shqipëria do të përballet me Ishuj Faroe në kuadër të ndeshjes së tretë për kualifikuesit e Europianit. Pas fitores me Moldavinë, kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho kërkojnë një tjetër triumf ndaj një kundërshtari që është më i lehtë në letër.

Në prag të kësaj sfide janë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku me skemën 4-2-3-1, porta i besohet sërish Etrit Berishës. Nuk ka ndryshim as në mbrojtje me Hysaj dhe Mitaj nga krahët, ndërsa në qendër është dyshja Gjimshiti dhe Ismajli.

Në mesfushë, Ylber Ramadani do të ndajë repartin me Kristjan Asllanin që në raport me ndeshjen e fundit merr vendin e Bares. Në sulm i vetëm do të jetë Sokol Cikalleshi, që do të ketë mbështetjen e Seferit, Bajramit dhe Asanit, duke ulur kështu në stol Myrto Uzunin. /oversport.tv