Synon të rrëzojë Celtic nga froni, Rangers nuk ndalet dhe bën goditjen e radhës në merkato

Rangers kërkon që të thyejë hegjemoninë e Celtic (ka fituar 9 tituj kampion në 10 vitet e fundit) në kampionatin skocez, prandaj po tregohet shumë aktiv në këtë sesion të merkatos.

Klubi nga Gllasgou ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit Danilo Pereira Da Silva nga skuadra e Feyenoord. Braziliani ka firmosur një kontratë 5-vjeçare që e lidh me Rangers deri në 30 qershor të vitit 2028.

Kjo është blerja e tetë për skuadrën e drejtuar nga tekniku Michael Beale në këtë sesion të merkatos. Danilo është një lojtar me eksperiencë ndërkombëtare që ka fituar dy herë titullin kampion në Holandë, fillimisht me Ajax dhe më pas me Feyenoord. / Oversport.tv