16 skuadra, dy prej tyre sigurojnë direkt Superioren dhe gara deri në fund në Kategorinë e Parë pritet të jetë e luftuar. Deri më tani janë luajtur dy ndeshjet e para dhe kryesojnë Korabi e Bylisi me pikë të plota.
FSHF ka vendosur së fundmi për planin e javës së tretë dhe të gjitha duelet do të zhvillohen të shtunën prej orës 16:00. Ballshiotët luajnë në shtëpi kundër Turbinës dhe kanë mundësinë të vazhdojnë me serinë e fitoreve.
Sfida për t’u parë është Besa-Korabi, skuadra që do bëjnë gjithçka të ngjiten në Superiore. Shkumbini-Erzeni dhe Maliqi pritet të jenë dy duele të tjera interesante, sikurse edhe Tomori-Lushnja. Më poshtë ju sjellim kalendarin e plotë të ndeshjeve të javës së tretë:
KATEGORIA E PARË – JAVA 3
E shtunë, më 25 shtator, ora 16:00
Shkumbini-Erzeni
Maliqi-Apolonia
Tërbuni-Vora
Tomori-Lushnja
Butrinti-Burreli
Besa-Korabi
Besëlidhja-Pogradeci
Bylisi-Turbina
/ oversport.tv