Sytë në Shkodër dhe kryeqytet, rikthehet me dy ndeshje Superiorja

Abissnet Superiore rikthehet sot me dy duele mjaft interesante. Vllaznia-Kastrioti është ndeshja e parë, që do të zhvillohet në Shkodër prej orës 16:45. Kuqeblutë janë në kërkim të fitores, pas rezultateve jo të mira javët e fundit.

Skuadra e Brdaric është e dëmtuar ta mposhtë Kastriotin e drejtuar nga Ramazan Ndreu dhe në kampin kuqeblu e konsiderojnë një finale, sikurse e konfirmoi në konferencën e djeshme për shtyp kapiteni Erdenis Gurishta.

Nga ana tjetër Kastrioti do mundohet të mos dalë pa pikë, sikurse ka bërë edhe vjet në “Loro Boriçi”. Takimi tjetër i javës së nëntë zhvillohet në kryeqytet, në stadiumin “Air Albania” prej orës 19:45.

Partizani, që mori fitoren e parë në kampionat kundër Kastriotit, kërkon vazhdimësinë. Të njëjtën gjë do edhe Laçi që luan kundër tyre dhe vjen pas tre fitoreve radhazi që e kanë ngjitur në vendin e katërt në klasifikim për momentin. Kjo sfidë pritet të jetë mjaft e luftuar, sikurse ka ndodhur edhe sezonin e shkuar.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 9

E shtunë, më 20 nëntor 2021
Ora 16:45 | Vllaznia-Kastrioti (“Loro Boriçi”)
Ora 19:45 | Partizani-Laçi (“Air Albania”)

E diel, më 21 nëntor 2021
Ora 13:45 | Teuta-Skënderbeu (“Kamza”)

E hënë, më 22 nëntor 2021
Ora 16:45 | Dinamo-Egnatia (“Elbasan Arena”)
Ora 19:45 | Kukësi-Tirana (“Loro Boriçi”)

/ oversport.tv