Juventusi u mposht nga Napoli dhe në shënjestër është vënë menjëherë portieri Szczesny. Polaku gaboi te goli barazimit dhe tashmë kanë nisur të qarkullojnë zëra për pasuesit e tij.
Nga Spanja përmenden dy portierë të spikatur. “Todofichajes” shkruan se në tavolinën e Juventusit janë David De Gea dhe Keylor Navas.
I pari është pjesë e Manchester United, ndërsa tjetri luan me PSG që afroi në verë kampionin e Europës, Gigio Donnarumma. / oversport.tv