Tacchinardi: Juventusi e nisi si favorit për Serie A, Spalleti është një fenomen

Ish-mesfushori i Juventusit, Alessio Tacchinardi është ndalur përpara mikrofonave për të komentuar situatën e vështirë ku ndodhet Juventusi, si dhe situatën në Serie A. Ai shikon si favorit Milanin dhe Napolit, por nuk e përjashton mundësinë që Interi të jetë në garën për titull. Ai e konsideroi trajnerin e Napolit një fenomen dhe se i ka shtuar një cilësi me shumë vlerë ekipit, empatinë.

SERIE A- “Serie A është bërë sigurisht më argëtuese dhe ndeshjet janë më të bukura. Në sytë e tifozëve jepet një Roma-Milan që luhet me një intensitet të çmendur, ndërsa Salernitana-Napoli që luhet si një ndeshje e pistë. Gara për vendin e katërt është gjithashtu e bukur, por gara për vendin e parë është magjepsëse. Kjo garë për titull është shumë pasiononte”.

KAMPIONATI- “Për mua favoriti ishte Juventusi, por fusha fletë vetë dhe po thotë se është Milani dhe Napoli. Të dyja ekipet janë më përpara se Interi. Ndërkohë Roma nuk është shumë e ekuilibruar dhe Lazio ka mungesa në nivel sulmues. Juventusi gjithashtu ka problemet e veta. Gjithsesi, për mua konkurrentët për titullin kampion mbeten Napoli, Milani dhe Interi”.

SPALLETI- “Më duhet të them se Spalleti është një fenomen. Pata fatin ta njoh dhe të flisja me të. Më bëri përshtypje karizma dhe qetësia e tij, por edhe empatia që po vendos në këtë ekip. Trajneri mund të bëjë diferencën dhe ai nuk është duke shpikur diçka, po loz futboll të thjeshtë. Pastaj, pavarësisht taktikave, empatia në ekipin e Napolit ka shumë vlerë”. /oversport.tv