Ajax ka shitur një tjetër lojtar në këtë merkato vere. Këtë herë ka qenë mbrojtësi i krahut të majtë Nicolas Tagliafico.
Mbrojtësi argjentinas është transferuar në Francë tek ekipi i Lyon. Ka qenë pikërisht klubi francez që ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare.
Në të thuhej se Tagliafico ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubi francez të deri më 30 qershor 2025. Për sa i përket shumës së operacionit, Lyon ka paguar në arkat e Ajax 4.2 milionë euro. /oversport.tv
🤝 Welcome @nico_taglia 🤝
🦁 There's a new Gone in the house as the Argentine left back joins us through 2️⃣0️⃣2️⃣5️⃣#Tagliafico2025
— Olympique Lyonnais 🇬🇧🇺🇸 (@OL_English) July 23, 2022
Foto: ol.fr