Nicolas Tagliafico, mbrojtësi i majtë i Ajaxit, është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në këtë sesion të merkatos.
29-vjeçarit i skadon kontrata me klubin holandez në qershor të vitit 2023, por sipas asaj që shkruan “AD”, ai kërkon që të largohet nga Amsterdami për të ruajtur vendin e tij në kombëtare, tashmë që ka humbur vendin e titullarit tek Ajaxi.
Napoli po monitoron me interes situatën e argjentinasit, madje ka tentuar që të flasë me agjentët e lojtarit, pasi kërkon që përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes. Sipas asaj që shkruan “Tyc Sports”, klubi holandez i ka vendosur çmimin kartonit të lojtarit: 7 milion euro dhe nuk pranon që ta huazojë.
Përveç Napolit për Tagliaficon kanë shfaqur interes edhe skuadra të tjera, si Barcelona, Chelsea dhe Marseille. Megjithatë akoma nuk është paraqitur një ofertë zyrtare në zyrat e Ajaxit. / Oversport.tv