Taipi: Dobi si një prind për ne, e vështirë kur qëndron në vendet e fundit në renditje

Një nga lojtarët më të mirë të Kukësit në sfidën kundër Erzenit ishte Gjelbrim Taipi, që foli për Oversport pas përfundimit të sfidës:

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, sepse Erzeni qëndron me meritë në vendin që ka në renditje. E kemi vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe duke zbatuar detyrat e tij arritëm që të marrim një fitore shumë të rëndësishme.

Skema e re? Me ardhjen e Dobit kemi punuar me këtë skemë dhe mendoj se na ka mbledhur si grup, edhe në stërvitje. Lojtarët ndihem mirë edhe ata të stolit janë të gatshëm sa herë që u jepet mundësia. Fryma e grupit është shumë e mirë. Është e vështirë kur qëndron në vendet e fundit në renditje.

Trajneri i ri ka bërë një punë shumë të madhe sidomos në anën psikologjike. Ai është si një prind për ne dhe mundohet që të na ndihmojë të gjithëve.

Në një skuadër me vëllain? Ndihem shumë mirë, por kur mungojnë rezultatet përgjegjësia bie mbi ne. Kur fitojmë kënaqësia është e dyfishtë. Shqiprimi është më agresiv, e këshilloj gjithmonë që të jetë më i kujdesshëm”, ka thënë Gjelbrim Taipi. / Oversport.tv