Takim për Ligjin e Sponsorizimit, FSHF e Liga zbarkojnë në Ministri nesër

Bota e futbollit dhe ajo e politikës në vendin tonë do të ulen nesër dhe do të diskutojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. FSHF ka njoftuar që ky takim do të zhvillohet nesër në orën 11:00.

Takimi do të jetë me dyer të mbyllura dhe tema e diskutimit janë ndryshimet ligjore në Ligjin e Sponsorizimeve dhe Ligjin për TVSH-në në sport.

FSHF do të përfaqësohet me presidentin Armand Duka dhe Drejtorin e Departamentit Ligjor, Aldi Topçiu, ndërkohë që nuk do të mungojë as presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit, Edmond Libohova.

Në këtë takim janë përzgjedhur të jenë edhe dy presidente të dy klubeve të Abissnet Superiore, Edmond Hasanbelliu i Teutës dhe Alban Xhaferi i Vllaznisë. /oversport.tv