Takim Tare-Mendes, e ardhmja e Sarrit tek Lazio e pasigurtë

“Il Messaggero” shkruan se të mërkurën, para zhvillimit të sfidës mes Portos dhe Lazios në Europa League, Igli Tare është takuar me Jorge Mendes në Portugali.

E përditshmja italiane shkruan se gjatë takimit është folur edhe për të ardhmen e Sergio Conceiçaos. Në Porto janë të bindur se ish-lojtari bardhekaltër vitin tjetër do të ulet në pankinën e Lazios.

Nuk ka akoma diçka zyrtare, por ky takim ka shërbyer si një paralajmërim për Sarrin, që akoma nuk ka rinovuar kontratën e tij, por sërish e ka në dorë fatin e tij. / Oversport.tv