Talente, kampionë dhe goleadorë: 30 të nominuarit për “Topin e Artë”

France Football ka publikuar listën e 30 futbollistëve kandidatë për “Topin e Artë”. Në listë ka shumë emra të mëdhenj dhe sigurisht nuk mund të mungojnë Leo Messi, Cristiano Ronaldo dhe Robert Leëandoëski, apo Jorginho që fitoi Champions League dhë EURO 2020.

Në listë ka një numër të konsiderueshëm lojtarësh nga Serie A, duke nisur nga Nicolo Barella, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Simon Kjaer dhe Lautaro Martinez, apo të transferuarit këtë verë, Romelu Lukaku dhe Gianluigi Donnarumma.

Sigurisht Chelsea, fitues i Champions League përfaqësohet me disa futbollistë: Azpilicueta, Jorginho, Kante dhe Mason Mount. Normalisht në listë janë edhe goleadorë si Karim Benzema, Erling Haaland, Mohamed Salah, Neymar, Mbappe dhe Luis Suarez, apo edhe talente si Pedri e Foden. / oversport.tv