Talentet e Europës: Kush janë lojtarët nën 23 vjeç që vlejnë më shumë në treg?

Ata janë “xhevahirët” e Europës. Klubet e mëdha kanë besuar tek ata shpresat dhe ambiciet e së ardhshmes: ata janë talentet e reja nën 23 vjeç. “Cies” ka realizuar një studim për lojtarët më të mirë dhe me vlerën më të lart në treg në 5 kampionatet më të mëdhenj të kontinentit.

17 lojtarë të kësaj renditjeje luajnë në Premier League, 14 në Bundesliga, 12 në Ligën spanjolle, 10 në Ligue 1 franceze dhe vetëm 7 në Serie A. Klubi me më shumë lojtarë është Bayer Leverkusen (6), i ndjekur nga Barcelona (5) dhe Chelsea (4).

Sipas vlerësimit të Cies, 3 sulmues Under 23 teorikisht mund të transferohen për 150 milion euro ose më shumë gjatë merkatos së janarit. Bëhet fjalë për Erling Haaland (Borussia Dortmund dhe Norvegji), Vinícius Júnior (Real Madrid dhe Brazil) dhe Phil Foden (Manchester City dhe Angli).

Ndër më të vlerësuarit janë edhe Eric García (Barcelona dhe Spanja, mbi 80 milion), Alphonso Davies (Bayern dhe Kanada, mbi 120 milion) dhe Jude Bellingham (Borussia Dortmund dhe Angli, mbi 120 milion).

Përsa i përket lojtarëve që luajnë në Serie A, në treshen e parë të mbrojtësve që vlejnë më shumë qëndron juventini Matthijs De Ligt (mbi 70 milion), që ndiqet nga Alessandro Bastoni i Interit (mbi 60 milion). Napoli gëzohet me Elmas, kartoni i të cilit vlerësohet mbi 70 milion euro. / Oversport.tv