Talentet që kanë shënuar më shumë, Broja lë pas edhe Wirtz e Saka

Armando Broja është një nga lojtarët e rinj që ka shënuar shpesh në vitin 2021.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, pjesë e Southampton në Premier League, është në listën e 10 shënuesve më të mirë në “top 10” kampionatet europiane.

Broja numëron 10 gola në 30 ndeshje, me fanellat e Southampton dhe Vitesse, po aq sa Tyukavin i Dynamo Kyiv.

Adeyemi i RB Salzburg është i pari, me 21 gola, dhe ndjekësin më të afërt ka Greenëood (13 gola) të Manchester United.

Broja në listë lë emra të njohue si Wirtz (Bayer Leverkusen), Musiala (Bayern Munich) dhe Saka (Arsenal). / oversport.tv