Talenti anglez drejt La Ligas, Real Madridi mposht konkurrencën e Liverpoolit

E ardhmja e Jude Bellingham mund të jetë te Reali i Madridit. Të paktën kështu e raportohet nga mediat spanjolle të cilat shkruajnë se zgjedhja e parë e talentit anglez është klubi spanjoll.

Galaktikët kanë kaluar në “pole position” për të afruar lojtarin e Borussia Dortmund pasi kanë mposhtur konkurrencën e anglezëve të Liverpool. Megjithatë, problem vazhdon të mbetet vlerësimi i lartë që gjermanët kanë për kartonin e Bellingham.

Ky i fundit vlerësohet rreth 110 milionë euro dhe Dortmund nuk dëshiron ta humbasë për një shifër më të ulët. Nga ana tjetër Florentino Perez ka nisur nga puna për të negociuar mbi çmimin dhe të sjellë në LaLiga një prej mesfushorëve më të talentuar të momentit. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter