Talenti Gavi në historinë e Spanjës, thyen rekordin si debutuesi më i ri

Spanja ka një tjetër rekordmen si lojtarin më të ri që ka veshur fanellën e kësaj kombëtareje.

Titullar nga Luis Enrique është përzgjedhur adoleshenti Gavi, i cili ka thyer rekordin e Zubieta që kishte debutuar me Spanjën pa i bërë 18 vjeç.

Gavi, i cili luan si mesfushor dhe është pjesë e Barcelonës, ka vetëm 62 ditë që i ka bërë 17 vjeç dhe emri i tij futet në histori me aktivizimin kundër Italisë në gjysmëfinalen e Nations League.

Sigurisht krenohet edhe Barcelona, që rekordin e ri të Gavit e ka publikuar edhe në rrjetet sociale të saj. /oversport.tv