Talenti shqiptar transferohet në Kroaci, ish-sulmuesi i Bayernit firmos me Hajdukun e Splitit

Sulmuesi I talentuar shqiptar Leon Dajaku është lojtari më I ri I Hajdukut të Splitit. 22-vjeçari, që dikur ka qenë pjesë e Bayernit të Mynihut, ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin kroat.

Dajaku ka spikatur që në moshë të re, I formuar te skuadrat e moshave të Stuttgart, në vitin 2019 sulmuesi anësor firmosi për gjigantët e Bayernit. Pas 2 sezoneve në Mynih, ku u aktivizua kryesisht te skuadra e dytë e Bayernit, por koleksionoi edhe 2 takime me skuadrën e parë, sulmuesi u transferua te Union Berlin dhe më pas te Sunderland. Sezonin e fundit Dajaku ka qenë I huazuar te St.Gallen në kampionatin zviceran, ndërsa tashmë e pret një aventurë e re në Kroaci.

Dajaku është aktivizuar me skuadrat e moshave të Gjermanisë, por pa arritur të debutojë në kombëtaren e madhe. Sulmuesi pret me kënaqësi një ftesë nga kombëtarja shqiptare dhe me profilin që ka do të ishte një armë plus për skuadrën kuqezi.

Leon Dajaku menaxhohet nga ish-lojtari I kombëtares shqiptare Adrian Aliaj, që drejton kompaninë “Soccer Eleven”, që menaxhon shumë lojtarë dhe trajnerë tënjohur,  mes të cilëve Amir Rrahmani,  Mërgim Vojvoda,  Toma Basic dhe  trajnerin e Partizanit Zoran Zekic. / Oversport.tv