Tanganga-Milan, Agjenti: Është rritur interesi i Serie A për lojtarët në Angli

Roberto De Fanti, ndër të tjera agjenti i Japhet Tanganga, mbrojtësi i Tottenhamit i kërkuar së fundi edhe nga Milani, dha një intervistë për Sky Sports. Ai u ndal te lojtarët e Premier League që kanë zgjuar interesin e klubeve italiane. Duke thënë se interesi është rritur ndjeshëm, ai tregoi edhe arsye për këtë gjë.

“Huazim i Tanganga në Milano? Do të përpiqem t’i përgjigjem në mënyrë të përgjithshme (qesh): Klubet e Serie A po i shikojnë me shumë kujdes lojtarët që aktivizohen në Premier League.

Për shembull ajo që ndodhi me Dzekon, Smalling… ose Tomori, që mendoj se është shembulli më i mirë. Ai nuk luajti për Chelsea, ai shkoi te Milan dhe u kthye në kombëtare. Tammy Abraham nësen nuk gabohem tashmë ka shënuar 17 gola… Kështu që mendoj se është normale që klubet e mëdha italiane të shikojnë nga Anglia për të parë nëse ka lojtarë që janë të duhurit për ta.” /oversport.tv