Tango argjentinase për golin, Inzaghi ul në stol Edin Dzekon

Inter po mendon si të gjejë më lehtë golin. Është e vështirë të thuash që po vuan për të shënuar skuadra që ka realizuar nëntë në katër ndeshjet e para, mirëpo ndaj Sampit e Realit, Interi u pa që të vuante finalizimin e aq shumë tentativave për shënim.

Sipas mediave italiane, Inzagi po mendon të rikthejë dyshen e kampionëve të Amerikës Latine. Lautaro dhe Correa pritet risia e zikaltërve për sulmin në sfidën e kësaj fundjave ku Bologna do të jetë rivali i javës së 4-t. Edin Dzeko duket i lodhur dhe për këtë, trajneri i zikatërve ka menduar që të lërë dy argjentinasit në majën e sulmit.

“Tango Argjentinase”, duket se ka marrë edhe leksionet e duhura, pasi mbrëmjen e të premtes, Lautaro Martinez e Correa kanë darkuar me El Principe” Militon, heroin e tripletës. Pas katër ndeshjesh titullar, edhe për Dzeko bën sens që të ulet dhe të pushojë pak. Problemi për t’u zgjidhur është moduli taktik që zgjedh Inzgahi, i cili Boshnjakun e ka përdorur si pikë referimi.

Mjaft të shohësh ç’ndodhi në Champions, kur Edin u la në fushë megjithëse u pa qartë rënia fizike. Me shpresën që Milito ka dhënë bekimin e duhur për dyshen argjentinase, Inerit do të kërkojë të nisë “Tango” për të vallëzuar drejt mbrojtjes së titullit. Inter-Bologna është sfida e vlefshme për javën e katërt në Serie A, e cila do të transmetohet ekskluzivisht për Shqipërinë dhe Kosovën nga “Oversport”.