Tare fillon punën: Tre afrime dhe pesë largime në merkaton e janarit

Janari po afron dhe Maurizio Sarri ia ka bërë të qartë klubit se kërkon përforcime në këtë sesion merkatoje. Si pasojë Claudio Lotito dhe Igli Tare janë vënë në lëvizje për të filluar negociatat me preferencat e teknikut italian.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Kështu, do të jetë një merkato e gjatë për klubin nga kryeqytetasi që nuk ka për detyrë vetëm hyrjet në ekip, por edhe lojtarët që duhet të sistemohen në klube të tjera. I pari në listë qëndron i riu Erik Botheim nga Bodo/Glimt.

Më pas emri më shumë i lakuar për të zëvendësuar Immobile është Kevin Lasagna nga Hellas Verona. Ndërkohë, Sarri ka dhe një kërkesë në mbrojtje dhe ai është Nicolo Casale, 23-vjeçari që aktivizohet po te Hellas Verona.

Për sa i përket situatës së largimeve, Tare do të duhet të sistemojë plot pesë lojtarë. I pari në listë është shqiptari i Kosovës, Vedat Muriqi. Bashkë me të është edhe një shqiptar tjetër, Riza Durmisi, ndërkohë që listën e mbyllin Vavro, Jony dhe Lukaku. /oversport.tv