Tare gati të kthejë mesfushorin brazilian në Serie A, problem vetëm paga

Lazio është vënë në punë për t’i plotësuar të gjitha kërkesat që Maurizio Sarri ka për merkaton. Igli Tare dhe Claudio Lotito po punojnë fuqishëm për të forcuar ekipin në sezonin tjetër dhe së fundmi ka dalë në dritë emri i një mesfushori që është aktivizuar më parë në Serie A.

Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Napolit, Allan. Braziliani ka një kontratë me Everton që skadon në vitin 2023, por në asnjë moment nuk ia ka dalë të bindë në Angli. Për rrjedhojë ata dëshirojnë ta shesin lojtarin, ndërsa Sarri është i hapur blerjen e tij, pasi e ka stërvitur më parë te Napoli.

Megjithatë, i vetmi problem në këtë negociatë mbetet rroga e lojtarit. Aktualisht tek Everton, Allan përfiton 4 milionë euro në sezon. Një shumë që nuk mund të përmbushet nga buxheti që Lazio ka dhe Tare po punon për ta bindur atë që të ulë pretendimet. /oversport.tv

Foto: Everton Football Club, Facebook