Tare: Gjithmonë kam besuar tek kjo skuadër, rinovimet nuk varen nga objektivat

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur për mediat italiane pak minuta para fillimit të sfidës që bardhekaltërit do të luajnë kundër Monzas.

“E prisja këtë rendiment, gjithmonë kam thënë që kemi një skuadër të madhe dhe një grup shumë të mirë. Për mua nuk është një surprizë paraqitja e skuadrës në kampionat. Nuk më kanë pëlqyer kurrë lojërat e fjalëve, më pëlqen të flasë fusha. Jemi të vendosur për të arritur objektivin, që është diçka thelbësore për ambientin dhe klubin.

Duhet të jemi të gjithë të vendosur, të flasim pak dhe të punojmë shumë. rinovimet nuk janë të lidhura me faktin nëse arrihen objektivat apo jo”, ka thënë mes të tjerash shqiptari që ka një rol të rëndësishëm tek klubi i Lazios. / Oversport.tv