Tifozët e Lazio kanë protestuar para dy ditësh dhe në shënjestër ka qenë presidenti Lotito dhe drejtori sportiv, Igli Tare. Vlonjati ka mbajtur një qëndrim para ndeshjes së sotme të skuadrës kryeqytetase.
“Kam qenë këtu për 15 vite duke përjetuar shumë protesta. Kemi një problem komunikimi, por nuk ka probleme në vlerësim. Jam krenar që kam bërë një punë të shkëlqyer gjatë merkatos se fundit të transferimeve, që ka qenë një nga më të mirat sa i takon shitjeve.
Gjithmonë jam përpjekur të jem i sinqertë me tifozët, kurrë nuk u kam thënë një gënjeshtër. Mendoj se kjo është e rëndësishme. Trajneri e dinte se ne mund të nënshkruanim vetëm me një lojtar në ditën e fundit të merkatos. Vendosëm të merrnin një sulmues, pasi na duhej pas largimit të Muriqit.
Mund të kishim bërë më shumë , por gjithmonë mund të përmirësohemi. Ajo që është e rëndësishme, është që të punojmë për të mirën e klubit dhe këtë kemi bërë”, tha Tare para ndeshjes Fiorentina-Lazio për DAZN. / oversport.tv